Banja Nena Naile, Kosovë - Kllokot
+383 44 666 006

Mjekimet

Uji Termal

Spitali Special me Terapi Fizikale dhe Rehabilitim Banja Nëna Naile në Kllokot është e pasur me ujë të pashterrshëm termomineral. Hulumtimet e bëra nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës dhe Institutit Laboratorik Dr. Scheller nga Gjermania tregojnë se uji termomineral i Banjës Nëna Naile në Kllokot me temperatur deri në 38° përmban të gjitha elementet e nevojshme të cilat e bëjnë të përshtatshëm për rehabilitimin e një numri të konsiderueshëm të sëmundjeve.
Për qëllime terapeutike uji termomineral i Banjës Nëna Naile përdoret si ujë për pije dhe për banjo. Larjet me ujë termomineral të Banjës Nëna Naile në Kllokot bëhen në dy forma: lokale dhe të përgjithshme.
Ne ofrojmë banjo individuale dhe grupore në pishinat tona të dizajnuara enkas për këtë qëllim.

Temperatuarat e ujit variojnë prej ngrohtë në të nxehtë. Larjet e shkurtëra me ujë të ftohtë dhe të freskët mineral, preferohen te disa sëmundje nervore dhe psiqike për forcimin e tonusit të sistemit nervor.
Marrë në përgjithësi, për trajtimin e shumicës së sëmundjeve me indikacion, më së shpeshti aplikohen larjet me ujë të ngrohtë me temperaturë uji 32-38 °C.

Klima, uji termomineral, ushqimi organik, fizioterapitë, largimi nga tendosja e përditshme psiqike dhe fizike, së bashku me komoditetin dhe shërbimin cilësor gjatë 24 orëve dhe 365 ditëve të vitit që stafi profesional mjekësor në S.S.T.F.R Banja Nëna Naile ju ofrojnë sot pacientëve /klientëve, përbëjnë një kombinim faktorësh për të arritur një rezultat më të mirin të mundshëm.

Hulumtimet tregojnë se aplikimi profesional i terapive në Banjën Nëna Naile e rritë rezistencën e organizmit ndaj sëmundjeve.

Këtu, para së gjithash, mendohet në sëmundjet aktuale bashkëkohore nga të cilat është e rrezikuar sidomos popullata e qytetit për shkak të mënyrës së jetesës, të cilat sëmundje mund ti pengojë aplikimi balneoterapeutik.

Aplikimi me kohë i balneoterapisë tek sëmundjet reumatizmale dhe ato të zemrës, mund të sjell deri te parandalimi i pasojave të cilat çojnë në invaliditetin e pjesërishëm dhe të plotë të hershëm të njerëzve.

Balneoterapia ka rëndësi të madhe socio-mjekësore në parandalimin e mplakjes së hershme sidomos sot kur struktura e popullatës ka ndryshuar dhe vazhdimisht është në rritje numëri i të moshuarve.

Scroll to top