Uji Termal Tradicional
Qendra për Mjekësi Fizikale dhe Rehabilitim “Nëna Naile” Banja në Kllokot është e pasur me ujë të pashterrshëm termomineral.
Hulumtimet e bëra nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës dhe Institutit Laboratorik Dr. Scheller nga Gjermania tregojnë se uji termomineral i Banjës në Kllokot me temperatur deri në 38° përmban të gjitha elementet e nevojshme të cilat e bëjnë të përshtatshëm për rehabilitimin e një numri të konsiderueshëm të sëmundjeve.
Për qëllime terapeutike uji termomineral i Banjës “Nëna Naile” përdoret si ujë për pije dhe për banjo. Larjet me ujë termomineral të Banjës “Nëna Naile” në Kllokot bëhen në dy forma: lokale dhe të përgjithshme. Ne ofrojmë banjo individuale dhe grupore në pishinat tona të dizajnuara enkas për këtë qëllim.
Temperatuarat e ujit variojnë prej ngrohtë në të nxehtë. Larjet e shkurtëra me ujë të ftohtë dhe të freskët mineral, preferohen te disa sëmundje nervore dhe psiqike për forcimin e tonusit të sistemit nervor.
Marrë në përgjithësi, për trajtimin e shumicës së sëmundjeve me indikacion, më së shpeshti aplikohen larjet me ujë të ngrohtë me temperaturë uji 32-38 °C.
Klima, uji termomineral, ushqimi organik, fizioterapitë, largimi nga tendosja e përditshme psiqike dhe fizike, së bashku me komoditetin dhe shërbimin cilësor gjatë 24 orëve dhe 365 ditëve të vitit që stafi profesional mjekësor në QMFR Banja “Nëna Naile” ju ofrojnë sot pacientëve /klientëve, përbëjnë një kombinim faktorësh për të arritur një rezultat më të mirin të mundshëm.
Terapitë Profilaktike
Në hulumtimet e kohëve të fundit potencohet gjithnjë e më tepër rëndësia dhe roli preventiv i banjave në përgjithësi, e kjo padyshim përfshin edhe Banjën “Nëna Naile” në Kllokot.
Hulumtimet tregojnë se aplikimi profesional i terapive në banjë e rritë rezistencën e organizmit ndaj sëmundjeve.
Këtu, para së gjithash, mendohet në sëmundjet aktuale bashkëkohore nga të cilat është e rrezikuar sidomos popullata e qytetit për shkak të mënyrës së jetesës, të cilat sëmundje mund ti pengojë aplikimi balneoterapeutik.
Aplikimi me kohë i balneoterapisë tek sëmundjet reumatizmale dhe ato të zemrës, mund të sjell deri te parandalimi i pasojave të cilat çojnë në invaliditetin e pjesërishëm dhe të plotë të hershëm të njerëzve.
Balneoterapia ka rëndësi të madhe socio-mjekësore në parandalimin e mplakjes së hershme sidomos sot kur struktura e popullatës ka ndryshuar dhe vazhdimisht është në rritje numëri i të moshuarve.
Masazhë
Në kuadër të kompleksit QMFR “Nëna Naile” përveq terapive të njohura fizikale ju ofrojmë edhe Masazhën.
Turmalina Mrekullibërëse
Në kuadër të kompleksit QMFR Banja “Nëna Naile” përveq terapive të njohura fizikale punon edhe Sauna Turmaline dhe Lampa me Spektër të Frekuencave të cilat bëjnë të mundshme trajtimin e një numri të konsiderueshëm sëmundjesh dhe duke kontribuar në zbukurim, humbje peshe, formësim trupi, për të shëruar dhimbjet e qafës, shpatullave, belit, këmbëve si dhe tendosjet e muskujve.
Turmalina mund të përshpejtojë qarkullimin e gjakut dhe metabolizmin, të nxjerrë jashtë toksinat dhe të balancojë vlerën e pH njerëzor.
Sauna Turmaline trajton dhe është veçanërisht e dobishme si në vijim:
- Sistemi i frymëmarrjes: pezmatim i grykës, rhinit, bronkit kronik, astëm bronkiale;
- Sistemi qarkullues: hipertension i tipit I dhe II, hiperlipemi, arteriosklerozë, trombozë cerebrale, sëmundje e arterieve koronare të zemrës;
- Sistemi nervor: neurasteni, pagjumësi, kokëdhembje nervore, simptoma të ngacmimit nervor të funksionimit të sistemit gastrointestinal, neuralgji e nervit trigemin, diarre nervore;
- Sistemi i tretjes: ulcera gastrike, pezmatim i ezofagut, kolit alergjik, kapsllëk, diarre nervore;
- Sistemi endokrin: diabeti i llojit II, probleme të menopauzës, sindroma premenstruale, hipogonadizëm, hipofunksion i tiroideve;
- Sistemi i gjakut: aleukocitozë, trombocitopeni, anemi e shkaktuar nga mungesa e hekurit;
- Sistemi urinar: prostatiti, prostatomegali (zmadhim i gjendrës prostatike);
- Sistemi i lëvizjes: shërimi i fakturave, hiper osteogjeni, dhimbje e thembrës, reumatizëm;
- Oftalmi: katarakti, glaukoma, shikimin nga afër tek adoleshentët;
- Sëmundje të lëkurës: herpes zoster, neurodermit, kruarje e lëkurës, ekzemë, dermatit kontakt, djegie dhe përvëlime si dhe plagë të ndryshme;
- Sëmundja e kolagjenit: artrit rheumatoid, preiartrit i artikulacionit të krahut;
- Shërimi pas kimioterapisë së kancerit dhe operacione të ndryshme;
- Ka efekt të dukshëm mbi kujdesin zbukurues dhe të lëkurës.
Lampa me Spektër të Frekuencave
Përdorimi i aparaturës së përparuar të Spektrit të frekuencës, është një mënyrë e mirë për të shëruar dhimbjet e qafës, shpatullave, belit dhe këmbëve,si dhe tendosjet e muskujve.
Në përputhje me matjet e bëra prej teknologjisë moderne, trupi njerëzor rrezaton në mënyrë konstante valë elektromagnetike me valë të gjerë, të cilat mbulojnë rrugë të mesme të largëta të rrezeve infra të kuqe dhe valë milimetrike (të dobëta).
Aparati i terapisë i prodhuar përmes përdorimit të parimeve të bionikës dhe teknologjisë elektronike, mund të stimulojë me përafërsi spektrin e rrezatimin njerëzor, dhe gjatë punës, mund të transformojë energjinë elektromagnetike në bioenergji e cila mund të thithet më lehtë prej trupit të njeriut.
Në bazë të parimit koordinues të thithjes, ai kontribuon në prodhimin e efektit termal biologjik dhe efektit jo-termal në vendndodhjet e ndyshimeve patologjike, lehtëson përgjigjet fiziologjike dhe biokimike të trupit, dhe prodhon katër efektshmëri të mëdha biologjike të rëndësishme për trupin e njeriut, duke bërë të mundur në këtë mënyrë, trajtimin e sëmundjeve dhe kujdesin shëndetësor.
Aplikimet:
- Ortopedi dhe Traumatologji: Spondilozë cervikale, lëndim i indeve të buta, tendosje e muskulit lumbar(mesit), osteoartropati.
- Departamenti mjekësor: Bronkit, astëm bronkiale, gastrit kronik, ulcerë e duodenit, hepatit kronik, kapsllëk, diarre, prostatitit kronik.
- Departamenti kirurgjikal: Parandalim i infeksionit të plagës dhe shërimit të dobët të plagës.
- Dermatologji: Herpes, ekzemë, neurodermatit, djegie të vogla, ulcera decubitus, morth.
- Gjinekologjik: Sëmundjet e pezmatimit kronik të pelvisit, dismenorre (çrregullim menstruacional).
Terapitë Fizikale
Përveç terapive natyrale me ujë termomineral dhe peloidë, Qendra për Mjekësi Fizikale dhe Rehabilitim Banja “Nëna Naile” ofron edhe terapitë më të sofistikuara shëruese dhe rehabilituese si: